Barca i hakmirret Atleticos

dardanmiftari | Sunday, September 19, 2010 | 0 Komente

Lojtarët e Barcelonës duke festuar Barcelona i është hakmarrë Atletico Madridit për humbjen e vetme sezonin e kaluar prej 2-1 në Vicente Calderon, pasi që ka mposhtur madrilenët në të njëjtin stadium me të njëjtin rezultat.
Barcelona u shfaq më e sigurt që nga fillimi i takimit dhe rrjedhshmëria e fluiditeti në pasime ishte më i lartë se tek nikoqirët.
Pas një goditjeje të David Villës, e cila përfundoi në shtyllën e Atleticos, ishte Pedro ai që me një pasim fenomenal gjenë Lionel Messin, i cili përballë portierit (13’) nuk di të dështojë dhe realizoi për 1-0. Vendasit shtrënguan dhëmbët dhe një harkim të përkryer nga këndi të Simaos e shfrytëzoi për mrekulli Raul Garcia, që kërceu mbi portierin katastrofal Victor Valdes, për të shënuar me kokë golin e barazimit (25’).
Ndeshja mbaroi vetëm pas gjysmë ore lojë. Lionel Messi harkon çuditshëm nga këndi dhe po këtë harkim e ndali me gjoks në zonë Gerard Pique, që realizoi bukur për 2-1 dhe fitoren e Barcelonës. Në vazhdim të takimit dominuan katalanasit, por rezultati nuk ndryshoi.
Me këtë fitore Barcelona e sheh veten në pozitën e katërt me 6 pikë, ashtu si Villareali, Atletico Madridi dhe Espanyoli. Në vendin e parë pas javës së tretë mbetet Valencia me 9 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...