Benitez: Gjithçka e qartë me Militon
Menaxheri i Interit, Rafa Benitez, thotë se ai ka pastruar të gjitha paqartësitë me sulmuesin Diego Milito.
Sulmuesi argjentinas u kap nga kamerat televizive duke u ankuar për Benitez pasi u zëvendësua në fitoren e vikendit ndaj Palermos.
“Kam folur me të. Diego është i lumtur. Ai punon shumë mirë. Ai madje punoi shumë mirë sot. Diego e di se është çështje kohe”, ka thënë Benitez.
Category: Futboll
0 Komente