Benitez i kënaqur me rezultatin kundër Twente
Menaxheri i Interit, Rafael Benitez, thotë se barazimi 2-2 ndaj Twente në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve nuk është një rezultat i keq.
Nerazzurët e panë veten në disavantazh 2-1 pas autogolit të Diego Milito në minutën e 30-të, por arritën të nxjerrin një pikë falë një goli të shënuar nga Samuel Eto’o në minutën e 41-të të takimit.
“Është e vërtetë se pjesa e parë ishte e vështirë, por në pjesën e dytë ne ishim nën kontroll dhe jam i kënaqur me rezultatin kundër një ekipi të vështirë. Twente ka shumë kualitete dhe ishte vështirë për ne”, ka thënë Benitez mes tjerash.
Category: Futboll
0 Komente