Ibra, lojtari më i paguar në Serie A
Sipas një liste të publikuar nga sportivja italiane, La Gazzeta dello Sport, ish-sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ka vazhduar të jetë mbret në Serie A, tani edhe me skuadrën e tij të re, Milan, pasi që mban ende pozitën e parë në listën e lojtarëve më të paguar.
‘Ibracadabra’ është në krye të listës me 9 milionë eurot që i fiton te Milani.
Në pozitën e dytë radhitet befasisht Samuel Eto’o, i cili fiton 8 milionë euro për sezon. I treti në këtë listë është braziliani që ankohet pikërisht për pagën e tij, Ronaldinho, i cili nuk ndihet i kënaqur me 7.5 milionë euro.
Category: Futboll
0 Komente