Besim Kabashi, kampion i dyfishtë i botës
Kampioni i WKA në kategorinë e rëndë në Taiboks, Besim Kabashi, ka arritur që të shndërrohet në kampion të dyfishtë të botës, kur mposhti në Munich të Gjermanisë taiboksierin italian, Luca Panto, pas raundit të parë me nokaut (KO).
Kabashi e fitoi titullin e më të mirit të globit në prani të 2800 spektatorëve, ndër të cilët ishin shumë personalitete shqiptare dhe gjermane.
Kampionit shqiptar nuk iu nevojit shumë kohë për ta vënë në dysheme kampionin e Italisë, Luca Panto, pasi që mjaftoi një kombinim me duar “majtas-djathtas”, një veprim që e la të shkatërruar përtokë rivalin dhe që zgjoi në këmbë të pranishmit.
Për ta përcjellë këtë ndeshje të Taiboksit, prezent ishin edhe dy boksierët e njohur shqiptarë, Nuri Seferi dhe Haxhi Krasniqi.
Category: Taiboks
0 Komente