Del Neri i ngazëllyer me paraqitjen e Juventusit

dardanmiftari | Monday, September 20, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Juventusit, Gigi del Neri, është plot lëvdata pasi ekipi i tij shkatërroi Udinesen me rezultat 4-0.
“Më pëlqeu qëndrimi dhe përkushtimi i ekipit. Ne ishim të saktë sot dhe është një ngritje e madh e moralit, por ne nuk duhet të pushojmë. Ishte veçanërisht kënaqësi të shoh se ishim të përqendruar deri në minutën e fundit, pavarësisht faktit se udhëhiqnim me rezultat të bindshëm”.
Del Neri shkaktoi kundërthënie në mes të fansave javën e kaluar, kur pas fillimit të dobët të sezonit, tha se Juventusi nuk do të mund të luftojë për Skudeto këtë sezon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...