Ranieri i pakënaqur pas barazimit ndaj Bolognas

dardanmiftari | Monday, September 20, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka qenë i furishëm pasi ka parë ekipin e tij të humbasë disavantazhin në barazim 2-2 ndaj Bolognas.
Një gol i shënuar nga Marco Borriello dhe një autogol tjetër nga Matteo Rubin i dhanë avantazhin ekipin të drejtuar nga Ranieri, por Marco Di Vaio shënoi dy herë në 14 minutat e fundit të ndeshjes për të nxjerrë një pikë.
“Ky është një moment në të cilin asgjë nuk shkon mirë për ne, por ne do të rikthehemi në këmbët tona. Djelmoshat nuk do të flasin për media sot, pasi ata janë të ofenduar. Ne duhet të punojmë më shumë në mbrojtje”.
“Ne duhej ta kishim kontrolluar tempon më mirë kur ishim në avantazh 2-0 dhe të mos ishim aq të nxituar me topin. Ne ishim afër golit të tretë kur Guillermo Burdisso goditi vertikalen, pastaj gjithçka shkoi keq”, ka thënë Ranieri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...