Fitore e lartë e Liverpoolit
Skuadra e Liverpoolit i është gëzuar fitores në kuadër të Europa League, duke e mposhtur Steaua Bucurestin me rezultat 4-1.
Transferi i sivjetmë i ‘Të Kuqve’, Joe Cole, e hapi serinë e golave në minutën e parë të takimit, ndërsa Cristian Tanase barazoi shifrat (13’) për të vendosur rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.
Pjesa e dytë u takoi tërësisht vendasve, të cilët shënuan tri herë. Fillimisht David N’gog riktheu avantazhin e Redsave nga penalltia (56’), ndërsa Lucas (81’) dhe sërish N’gog (90’) vendosën rezultatin përfundimtar prej 4-1.
Takimi tjetër i Grupit K, ndërmjet Napolit dhe Utrechtit, ka përfunduar pa gola.
Në takimet tjera, PSG ka mposhtur Sevillan me epërsi minimale prej 1-0, Porto ka fituar me rezultat 3-0 përballë Rapid Viennas, me rezultat të njëjtë Stuttgarti ka mposhtur Young Boys, ndërsa PSV Eindhoven dhe Sampdoria kanë barazuar 1-1.
Category: Futboll
0 Komente