Ibrahimovic: Refuzova Cityn pasi doja të fitoj trofe

dardanmiftari | Friday, September 03, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i ri i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka zbuluar se ai e ka refuzuar Manchester Cityn gjatë afatit kalimtar të verës për shkak se me Milanin ka më shumë gjasa të fitojë trofe.
Ibrahimovic është lidhur me Manchester Cityn dhe Milanin gjatë gjithë verës, por suedezi zgjodhi ekipin italian para atij anglez.
“City duhet të luftojë me Manchester United, Chelsea dhe Arsenal, ekipe të cilave u janë dashur vite të plota për t’u bërë ekipet që janë sot. City ende është ekip i të ardhmes. E kam zgjedhur Milanin pasi ata janë ekip i cili tash mund të fitojë trofe. City mund të presë për një të ardhme më të mirë, por unë jo”, ka thënë Ibrahimovic.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...