Palop: Sevilla serioze për Europa League
Portieri i Sevillas, Andre Palop, thotë se ata janë duke e konsideruar garën e Europa League shumë serioze.
Pasi ka përfunduar në pozitën e katërt në Primera Division sezonin e kaluar, Sevilla pati rastin të kualifikohet për këtë sezon në Ligën e Kampionëve, por befasisht u eliminua nga Braga në fazën eliminatore, për të kaluar në Europa League, të cilën garë e kishin fituar në vitin 2006 dhe 2007.
“Është e qartë se ne do të dëshironim të ishim në Ligën e Kampionëve, por një lojtar dëshiron të fitojë cilëndo garë në të cilën merr pjesë. Ne do të shkojmë në ndeshje me të njëjtën dëshirë sikur të ishte Liga e Kampionëve. Nuk ka dallim në përballjen e një ekipi në Ligën e Evropës dhe një ekipi në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Palop.
Category: Futboll
0 Komente