Ranieri: Roma kishte frikë nga Bayerni

dardanmiftari | Thursday, September 16, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, thotë se ekipi i tij kishte frikë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut.
Gialorossët u mposhtën me rezultat 2-0 nga finalistët e vitit të kaluar dhe paraqitja e tyre u kritikua nga Ranieri, për të qenit shumë pasiv dhe jo mjaft pozitiv.
“Ne ishim shumë më sulmues sezonin e kaluar, por sonte ne e pritëm Bayernin shumë dhe thjesht ishim shumë pasiv. Mendoj se kjo mund të jetë për shkak të pesë golave që pranuam gjatë vikendit dhe të vish këtu kundër nën-kampionëve të Evropës, ishte një moment shqetësues”.
“Ndoshta Bayerni besoi në rezultat më shumë, plus ata u ndihmuan nga një gol i klasit botëror i Thomas Muller. Nuk isha i zhgënjyer me ekipin, por duhet të jemi ca më të vendosur për ta bërë veten tonë të dëgjohet dhe për të përkrahur sulmuesit”, ka thënë Ranieri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...