Prandelli: Italia është e Cassanos dhe Balotellit
Përzgjedhësi i Italisë, Cesare Prandelli, është frymëzuar nga foma sublime e Antonio Cassanos, aq shumë sa që dëshiron që i gjithë ekipi të bazohet në forcat e Antonio Cassanos dhe Mario Balotellit.
“Shpresoj që ta rikthej Balotellin, pasi që ideja është që të krijojmë një ekip përreth tij, Casssanos dhe një qendërsulmuesi”, theksoi Prandelli.
Italia filloi me sukses fushatën për kualifikim në Euro 2012, pasi mposhti Estoninë dhe Ishujt Faroe në dy ndeshjet e para.
Category: Futboll
0 Komente