Schweini dhe Lahm nuk janë në shitje
Gjermanët e Bayernit, Bastian Schweinsteiger dhe Philipp Lahm, konsiderohen si të pashitshëm për çfarëdo çmimi nga drejtori bavarez Christian Nerlinger.
“Schweinsteiger nuk është në shitje për çfarëdo çmimi. Nuk ka lidhje se cili klub bën ofertë për të. Ne thjeshtë nuk duam ta lejojmë të largohet”.
“E njëjta gjë vlen edhe për Lahm. Ne po shikojmë të krijojmë një ekip përreth lojtarëve kyç dhe ne thjeshtë nuk duam t’i shesim ndonjë prej këtyre lojtarëve”, tha Nerlinger për Bild.
Category: Futboll
0 Komente