Sampdoria nuk do ta shesë Cassanon
Drejtori sportiv i Sampdorias, Sergio Gasparin, ka mohuar spekulimet se Antonio Cassano do të largohet së shpejti nga klubi.
“Ne dëshirojmë që Cassano të qëndrojë me ne, por për disa muaj nuk dua të flas mbi transferimet”, ka thënë Gasparin për Radio Kiss Kiss.
Ai ka folur edhe për fushatën e klubit në Europa League, duke shprehur shqetësimin se Sampdoria e ka të vështirë të luajë mirë në të gjitha garat.
“Përkushtimet në Evropë kanë ndikim të madh në Serie A. Shpërndarja e energjisë sonë do të jetë vendimtare”, ka thënë ai.
Category: Futboll
0 Komente