Schweini: Ndaj Romës, fitore me çdo kusht
Bastian Schweinsteiger ka thënë se finalisti i vitit të kaluar i Ligës së Kampionëve, Bayern Munich, medoemos duhet të shënojë fitore kundër Romës në përballjen e të mërkurës mbrëma në Allianz Arena.
Ai ka rikujtuar suksesin e arritur sezonin e kaluar duke thënë se dëshiron të arrijë sërish në finale, duke e konsideruar Bayernin si favorit në Grupin E.
Mesfushori gjerman u ka thënë gazetarëve se ai dhe bashkëlojtarët e tij ende nuk e kanë gjetur formën e duhur dhe kanë mungesë kondicioni, por sidoqoftë ai ka kërkuar fitore kundër Giallorossëve.
“Duhet të fitojmë me çdo kusht kundër Romës dhe kjo nuk do të jetë e lehtë. Qëllimi ynë fillestar është që ta kalojmë fazën grupore, ndërsa hapin e parë në këtë rrugë mund ta bëjmë ndaj Romës”, ka thënë Schweinsteiger.
Category: Futboll
0 Komente