Shqipëria mposht Luksemburgun
Kombëtarja kuqezi ka shënuar fitore minimale prej 1-0 përballë Luksemburgut, për t’u ngjitur në krye të Grupit D me pikë të barabarta me Bjellorusinë.
Shqipëria ishte skuadër dominuese gjatë gjithë pjesës së parë, megjithatë nuk arriti të argëtojë tifozët me më shumë gola.
Goli i fitores erdhi në minutën e 37-të, kur pas një aksioni në zonë, Hamdi Salihi mposhti portierin mysafir. Ishte ky një gol mjaft i bukur, i cili kurorëzoi një aksion tejet mirë të organizuar nga përfaqësuesja shqiptare.
Ndeshja në vazhdim ishte tepër e zbehtë, me mysafirët nga Luksemburgu që u treguan më të rrezikshëm përballë portierit Arian Beqaj. Sidoqoftë, në fund fituesi ishte i qartë.
Me këtë fitore, Shqipëria ngjitet në kuotën e katër pikëve po aq sa ka Bjellorusia që barazoi pa gola kundër Rumanisë.
Category: Futboll
0 Komente