Kuže kërkon fitore edhe ndaj Bosnjës

dardanmiftari | Wednesday, September 08, 2010 | 0 Komente

Pas fitores ndaj Luksemburgut, përzgjedhësi i Shqipërisë, Josip Kuže, ka kthyer menjëherë shikimin kah ndeshja e ardhshme, ajo ndaj Bosnjës.
Kroati është ndarë shumë i kënaqur me tre pikët e fituara ndaj Luksemburgut, pavarësisht se me një rezultat shumë të ngushtë.
“Jam i kënaqur me tri pikët në këtë ndeshje. Në të vërtetë, kemi luajtur ndaj një kundërshtari të organizuar shumë mirë në mbrojtje. Ishte shumë e vështirë t’i çaje, sepse po luftonin me shpirt. Në momentin kur shënuam, kuptova që e mbyllëm ndeshjen. Goli ishte shumë i rëndësishëm dhe na bën të shkojmë me moral në ndeshjen tjetër”.
Pasi ka kuptuar rezultatet tjera në grupin D, ku Bjellorusia dhe Rumunia kanë barazuar, ndërsa Franca ka mposhtur Bosnjën, Kuze ka thënë se ´tani nuk na mbetet tjetër veçse të fitojmë me Bosnjën dhe të shkojmë në qiellin e shtatë´.
“Objektivi ynë për Bosnjën është të marrim rezultat pozitiv. Ndaj këtij kundërshtari do të jetë disi më e lehtë për të dalë në lojën tonë, sepse bën lojë sulmuese”, ka thënë Kuže për Sporti Shqiptar.
Shqipëria do të mbajë kreun e grupi D me 4 pikë, sa ka edhe Bjellorusia, deri në rundin e ardhshëm të ndeshjeve që luhen më 8 tetor, kur Shqipëria do të jetë nikoqire e Bosnjës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...