Sneijder larg rinovimit, por pranë Realit?

dardanmiftari | Wednesday, September 22, 2010 | 0 Komente

Wesley Sneijder si lojtar i Realit Superylli i Interit, njëkohësisht një prej mesfushorëve më të mirë në botë, Wesley Sneijder, mund të jetë shumë pranë largimit nga Giuseppe Meazza, pasi që negociatat për rinovimin e kontratës me Interin kanë ngecur.
“Negociatat janë ndërprerë dhe do të vazhdojnë kur Interi të ketë hapur përsëri dyert. Wesley është bërë shumë i popullarizuar pas Botërorit, por ai është i obliguar ndaj Interit dhe ishte i lëkundur nga Massimo Moratti, kur ky tha se Sneijder është lider i klubit për vitet në vijim. Sneijder shpresoi për një pagë më të madhe, por Interi nuk po e mbanë fjalën”.
“Real Madridi? Qëndrimi i klubit Nerazzur i jep atij një ndjenjë jo të lehtë për t’u menaxhuar, që është dhe i ndikuar nga interesimi i Real Madridit. Të gjithë e dinë se Jose Mourinho dhe Wesley Sneijder kanë marrëdhënie të veçanta. Real Madridi është opsion serioz për klientin tim”, ka deklaruar agjenti i Sneijder, Soren Lerby.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...