Wenger i frustruar në gjyqtarët
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka fajësuar gjyqtarët për golin e barazimit të shënuar nga Sunderlandi ndaj Arsenalit në sekondat përfundimtare të takimit të zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadiumin e Dritave.
“Goli ishte shënuar pas kohës shtesë. Unë e di se gjyqtari mund të lejojë më shumë dhe është minimumi ai katër minutëshi, por nuk ndodhi asgjë gjatë katër minutave, që do të mund ta justifikonte zgjatjen e kohës, ndërsa unë nuk kam çfarë të bëj për këtë”.
“Ne luftuam shumë ne pjesën e dytë dhe edhe me një lojtar më pak ne ishim më të mirët. Në pjesën e parë ne patëm vështirësi pas ndeshjes prej 6-0 ndaj Bragës, por në pjesën e dytë ne e kemi gjetur elementin tonë”.
“Edhe me 10 lojtarë ne gjithnjë e kemi dominuar lojën dhe është frustruese, por nga ana tjetër ka shumë gjëra pozitive që mund t’i nxjerri nga kjo ndeshje për ekipin tim”, u shpreh Wenger.
Category: Futboll
0 Komente