Adebayor dëshiron të luajë për Juventusin

dardanmiftari | Saturday, October 02, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, thotë se ai dëshiron të luajë në Itali dhe veçanërisht në fanellën e Juventusit.
Sulmuesi i kombëtares së Togos në disa raste ka dhënë shenja se dëshiron të largohet nga Manchester City nëse nuk fiton kohë të mjaftueshme për të luajtur. Në një intervistë të fundit për Tuttosport ai ka pranuar se i pëlqen ideja të luajë për Juventusin.
“Do të doja të luaj në Itali, në fanellën Biankonere, mendoj se do të tregoja paraqitje të mira. E kam diskutuar këtë temë me Patrick Vieira, i cili ka kujtime të mira nga koha e kaluar në Torino. Më pëlqen fakti se futbolli në Itali është shumë teknik”, ka thënë Adebayor.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...