Eriksson menaxher i Leicester Cityt?

dardanmiftari | Saturday, October 02, 2010 | 0 Komente

Sven Goran Eriksson pritet të caktohet menaxheri i ri i Leicester City gjatë këtij vikendi, shkruan Sky Sports News.
Suedezi do të marrë nën drejtim klubin nga Paulo Sousa, i cili është shkarkuar nga drejtori i klubit Milan Mandaric. Eriksson do të bëhet menaxheri i 14-të që nga viti 2004, kur biznesmeni serb kishte marrë drejtimin e klubit.
Eriksson pritej të marrë nën drejtim ekipin nga Arabia Saudite, Al Hilal, por tashmë ka hedhur poshtë atë ofertë, duke dashur të kthehet në Angli.
Puna e tij e fundit ishte gjatë verës kur drejtoi kombëtaren e Bregut të Fildishtë në Kupën Botërore 2010, por hoqi dorë pasi u eliminua nga turneu në fazën e grupeve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...