Edhe Pepe do të largohet nga Real Madridi?

dardanmiftari | Saturday, October 02, 2010 | 0 Komente

E ardhmja e Pepe te Real Madridi po bëhet gjithnjë e më e turbullt, me sportiven spanjolle AS që shkruan se mbrojtësi portugez nuk është i kënaqur me kushtet që i ofrohet nga klubi spanjoll.
27-vjeçari raportohet se dëshiron kontratë të vlefshme 5 milionë euro në sezon, që do ta barazonte atë me lojtarët si Karim Benzema. Klubi spanjoll megjithatë është i gatshëm t’i ofrojë atij vetëm 3.5 milionë euro çdo sezon, deri në vitin 2015.
Edhe pse Pepe thuhet se është i lumtur në Bernabeu, ai nuk është i gatshëm të heq dorë nga kërkesat e tij, pasi ndjen se ende ka një pjesë bukur të mirë të karrierës së tij të mbetur dhe ai do të paguhej për aq sa mendon se vlen kudo tjetër.
Duke fituar vetëm 1.8 milionë euro në vit, braziliani është një prej lojtarëve më pak të paguar në klub, pavarësisht se ata e vlerësojnë lojtarin me 30 milionë euro në kuptim të transferimit të tij te ndonjë klub tjetër.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...