Macheda do të huazohet te Lazio?

dardanmiftari | Saturday, October 02, 2010 | 0 Komente

Ish-ylli i kombëtares shqiptare, tash drejtor sportiv te Lazio, Igli Tare, raportohet se është në rrugë për të bërë edhe një transferim të shkëlqyer, pasi thuhet se klubi italian ka arritur marrëveshje me Manchester United për të sjellë në radhët e veta Federico Macheda.
La Gazzetta dello Sport raporton se përfaqësuesit e të dyja klubeve kanë arritur një marrëveshje huazimi për muajin janar, sipas të cilës marrëveshje ekipi italian do të ketë mundësinë të blejë Machedan në mënyrë të përhershme në fund të sezonit.
Kjo lëvizje vjen nga dëshira e Sir Alex Ferguson që Macheda të fitojë më shumë lojë të rregullt, një ide e ngjashme me atë që bëri që Giuseppe Rossi të largohet nga Old Trafford tre vite më parë.
Ferguson ka qenë tepër i sinqertë me italianin, duke ia bërë të qartë se ai vështirë se do të mund të aktivizohet në Old Trafford. Macheda thuhet se e ka mirëpritur lëvizjen, pasi dëshiron të luajë më shpesh dhe do të rikthehet pikërisht te klubi nga ku është larguar për në Old Trafford.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...