Bruce: Mourinho pasues i Ferguson

dardanmiftari | Saturday, October 02, 2010 | 0 Komente

Në prag të ndeshjes së sotme përballë Manchester United, menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce, beson se Jose Mourinho, mund të jetë pasues i Sir Alex Ferguson, kur ky i fundit të pensionohet.
Bruce nuk mendon se njeriu të cilin a quan ‘bossi’, është i gatshëm për pensionim, por ai beson se Mourinho mund të jetë një zëvendësim ideal për Ferguson.
“Kush do ta pasojë Sir Alex? Duhet të them se Jose Mourinho do të jetë një kandidat i madh. Rekordi i tij flet në vete dhe unë nuk mendoj se United do të marrë ndonjë menaxher nga Aberdeen, si herën e kaluar. Herën e kaluar ndoshta kanë kërkuar një menaxher britanik, por nuk jam i sigurt për tash”, ka thënë Bruce.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...