Bayerni në kërkim të N’Zogbia

dardanmiftari | Saturday, October 02, 2010 | 0 Komente

Bayerni i Munichut pritet të ofrojë nëntë milionë funte për të transferuar sulmuesin e Wigan Athletic, Charles N'Zogbia.
Kampioni i Bundesligës është klubi i fundit që ka shprehur interesim për N'Zogbia, shkruan e përditshmja britanike Daily Mail. N'Zogbia është pritur të transferohej te Birmingham City gjatë verës, por marrëveshja dështoi për shkak të mosarritjes së marrëveshjes për kushtet personale.
Bayerni, megjithatë, do të ishte në gjendje të plotësojë çmimin prej 9 milionë funtesh sa kërkohet për lojtarin, si edhe 50 mijë funte në javë pagë, sa lojtari kërkon.
Francezi është i vendosur të largohet nga DW Stadium, dhe do të mirëpriste një shans për të luajtur në Bundesliga.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...