Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Allegri: Nuk varemi nga Ibra

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka reaguar ndaj deklaratave të lojtarëve Rossoner dhe ekspertëve të futbollit, të cilët thonë se Milani varet nga Ibra.
“A jemi të varur nga Ibra? Mendoj se kjo temë është konstruktive, sepse nëse Ibra shënon, atëherë do të thotë se aty janë lojtarë të cilët janë të gatshëm për ta shërbyer atë. Ne kemi lojtarë të cilët mund ta gjejnë rrjetën në çdo situatë, po flas për sulmuesit tanë, mesfushorët dhe mbrojtësit. Golat e Ibrës nuk mjaftojnë, por padyshim se janë të rëndësishëm”.
“Potenciali taktik i Milanit është i jashtëzakonshëm, por kemi nevojë për të gjithë, në mënyrë që të provojmë sisteme të ndryshme. Në mënyrë që të fitojmë në bazë të rregullt, ne duhet të përdorim sisteme të ndryshme. Fatmirësisht, lojtarët e kanë kuptuar rëndësinë e të ndihmuarit të njëri tjetrit në fushë”.
“Shumë lojtarë të ekipit kanë pasur raste shënimi dhe kur e them këtë i referohem Seedorfit, Robinhos, Boatengut dhe Flaminis”, tha Allegri.