Derbi i takon Chelseat !

dardanmiftari | Sunday, October 03, 2010 | 0 Komente

Didier Drogba Chelsea ka arritur që të mposhtë minimalisht Arsenalin në derbin londinez të zhvilluar në Stamford Bridge, duke forcuar kështu kreun e klasifikimit në Ligën Premier.

Vendasit ishin më të mirë në pjesën e parë, duke rrezikuar në disa momente portën e Fabianskit, por prapa nuk mbetën as Topçinjt që me anë të disa goditjeve u treguan të rrezikshëm.


Megjithatë, në skenë doli përsëri Didier Drogba, që e kaloi Chelsean në epërsi (40’), pas një pasimi të Ashley Cole. Goli rodhi pas një gabimi në mesfushë nga futbollistët e Arsenalit, që e lejoi brazilianin Ramires fillimin e një aksioni të ri, e që rezultoi me gol nga Drogba.


Me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë dhe nuk ndryshoi deri në fund të fraksionit të dytë. Arsenali nuk arriti që ta barazonte rezultatin përkundër futbollit të mirë të treguar në disa momente. Nga ana tjetër, Chelsea pati mundësinë që ta thellonte rezultatin në të mirë të saj, po që se Nicolas Anelka do ishte më i ftohtë para golit.

Megjithatë, fjalën e fundit në këtë takim e kishte Alex, i cili vetëm sa e vulosi fatin e takimit (85’), që përfundoi me rezultat 2-0. Lukasz Fabianski me siguri ka pësuar trauma pas golit të Alex, i cili e la në vend portierin e Arsenalit me bombën atomike të tij nga gjuajtja e lirë.

Me këtë fitore Chelsea forcon kreun me 18 pikë pas shtatë javësh, me përcjellës të parë Manchester Cityn, që ka 14 pikë. Arsenali gjendet në pozitën e katërt me 11 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...