Ferguson: Agjenti i Rooneyt faj për telashet

dardanmiftari | Monday, October 25, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, Sir Alex Ferguson, fajëson agjentin e Wayne Rooneyt, Paul Stretford, për problemet e fundit në rinovimin e kontratës së sulmuesit.
“Është gjithnjë vështirë te Unitedi. Gjithmonë ka gjëra me të cilat duhet të merreni. Kur lojtarët tuaj më të mirë vijnë në fundin e kontratave të tyre, atëherë ju duhet të bëni diçka për t’ua ofruar atyre një të re”.
“Ata të gjithë janë të njëjtë. Ju duhet të merreni me agjentët e botës së sotme, që është e vështirë ta bësh. Lojtarët nuk janë problemi. Nuk ka problem me lojtarët. Disa agjentë janë të koklavitur”, deklaroi Ferguson për The Mirror duke aluduar në agjentin e Wayne Rooneyt për problemet që u paraqitën së fundmi me sulmuesin anglez dhe kontratën e tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...