Guardiola: Mourinho, trajneri më i mirë në botë
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka deklaruar publikisht se rivali i tij, Jose Mourinho, është trajneri më i mirë në botë dhe se Real Madridi është ekip i mrekullueshëm.
“Ai është ndoshta trajneri më i mirë në botë. Shpeshherë është e vështirë të vendosësh në këto raste kush është më i miri, por karriera e tij në disa vende të ndryshme flet më shumë”.
“Real Madridi është ekip i mrekullueshëm dhe unë e di se kampionati këtë sezon do të ishte shumë kompetitiv, që nga ndeshja e parë. Ne shpresojmë të vazhdojmë kështu”, u shpreh Guardiola
Category: Futboll

















0 Komente