Fitore minimale e Interit
Kampioni i Italisë, Inter, ka shënuar fitore si mysafir i Cagliarit me rezultat minimal prej 1-0.
Heroi i takimit të zhvilluar në Stadio Sant’Elia ishte sulmuesi në top-formë Samuel Eto’o, i cili realizoi golin e vetëm në ndeshje (39).
Kamerunasi rrëmbeu topin e kontrolloi mirë dhe gjuajti në portë duke i zgjidhur vetë problemet e Interit për të rrëmbyer tre pikë të plota nga ky udhëtim.
Pas kësaj fitore, zikaltrit barazohen me pikë në krye të tabelës me rivalin e qytetit, Milan (me nga 14 pikë), ndërsa Lazio ka një pikë më pak me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Category: Futboll
0 Komente