Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Giggs: Nuk na brengos Rooney

Mesfushori i Manchester United, Ryan Giggs, nuk beson se besimi i Wayne Rooneyt është një problem për skuadrën nga Old Trafford.
“Nuk shoh ndonjë problem në besimin e tij. Kur ju jeni duke shënuar gola, ju mendoni se do të shënoni në çdo ndeshje. Gjithmonë ka qenë kështu. Por, kjo nuk është brengosëse, as për Rooneyn e as për Unitedin si ekip”.
“Mendoj se mënyra e vetme për ta tejkaluar këtë situatë është puna e madhe në stërvitje. Për momentin ai nuk po shënon, por kjo do të ndryshojë së shpejti sepse ai është lojtar i klasit botëror”, u shpreh Giggs.