Del Neri: Nuk i frikësohemi Interit

dardanmiftari | Friday, October 01, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, pret një ndeshje të hapur ndaj Interit në derbi d’Italia, ndërsa pohon të ketë armatosur si duhet ushtrinë e tij.
“Kam pasur disa ndeshje të rëndësishme në karrierën time dhe kjo është një që i intereson gjithë Italisë. Juventusi është ekip që pëlqehet nga gjithë Italia dhe për këtë arsye ne po shkojmë atje për të bërë më të mirën. Është ndeshje shumë e rëndësishme, por unë kam luajtur shumë ndeshje tjera më të rëndësishme. Unë jam i qetë dhe ashtu është edhe ekipi”.
“Një trajner që është i frikësuar për një ndeshje duhet të ndërrojë karrierën. Natyrisht, ata janë kampionët e Evropës dhe ne e dimë fuqinë e tyre, por ne duam që të shkojmë atje dhe të luajmë lojën tonë. Ne nuk njohim kufinj dhe nëse luajmë ashtu si ndaj Manchester Cityt, atëherë ne do ta mposhtim Interin”, deklaroi Del Neri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...