Malouda: Arsenali një test i vështirë për Chelsean

dardanmiftari | Friday, October 01, 2010 | 0 Komente

Anësori i Chelseat, Florent Malouda, pret një test të vështirë gjatë ndeshjes së të dielës kundër Arsenalit.
Blutë do përballen me Arsenalin pas disfatës ndaj një rivali tjetër për titull, Manchester Cityt, dhe Malouda thotë se derbi londinez nuk do jetë aspak i vështirë.
“Ne duhet të jemi në kontroll, të ruajmë ritmin e lojës dhe të fokusohemi në ndeshjen tonë. Për ta, është një ndeshje në udhëtim dhe ne kemi parë shumë herë se ekipet që vuajnë këtu përpiqen ta mbyllin lojën”.
“Arsenali gjithmonë ka luajtur në të njëjtën mënyrë, duke pasuar lojën, ata kanë kualitete teknike. Do të jetë një sfidë e madhe për ne për të fituar kundër një ekipi të katërshes së madhe”.
“Ndeshja është e rëndësishme pasi ata janë prapa nesh dhe ne duam ta shtojmë diferencën. Ne humbëm kundër Manchester Cityt dhe kemi një ndeshje në shtëpi për t’u rikthyer kah fitoret. Nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Malouda.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...