Higuain: Bëmë një ndeshje të mirë

dardanmiftari | Monday, October 04, 2010 | 0 Komente

Gonzalo Higuain është i ngazëllyer që është rikthyer në listën e golashënuesve për Real Madridin, në fitoren e mbrëmshme ndaj Deportivo La Coruna.
Real Madridi shkeli Deportivon duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 6-1, njërin prej të cilëve gola e shënoi Higuain.
"E vërteta është se jam shumë i lumtur, pasi ishte një ndeshje e mirë që njerëzit të kënaqen. Gjithçka shkoi shumë mirë. Goli i parë ishte shumë i shpejtë dhe kjo shkatërroi ndeshjen e tyre", ka qeshur Higuain.
"Tash vjen pushimi dhe kjo ishte një mënyrë e rëndësishme për të pushuar pozitivisht. Ne gjithmonë kemi menduar se do të gjejmë përmirësime. Fatmirësisht, sot ishte ajo që ne donim të dëshmonim. Jam i lumtur për secilin, pasi në përgjithësi ishim shumë të mirë", ka përfunduar argjentinasi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...