Malouda: Kurrë nuk jam ndjerë më mirë
Anësori i Chelseat, Florent Malouda, thotë se ai e pëlqen jetën në Stamford Bridge.
Mesfushori 30-vjeçar po kënaqet me futbollin në Londrën Veriore dhe thotë se kurrë nuk ka qenë më i lumtur se që është tash me Chelsean.
“Edhe në klubet e vogla në të cilat kam qenë, kurrë nuk e kam pasur këtë atmosferë. Jam 30 vjeçar dhe kjo është ndjenja më e mirë që kam pasur në gjithë karrierën time. Atë që bëmë sezonin e kaluar duke fituar dy trofe, vërtet ishte diçka e veçantë. Fansat na duan”.
“Shumica e lojtarëve vërtet e çmojnë atmosferën në këtë klub. Mund ta shihni se lojtarët janë treguar besnik ndaj klubit për kohë të gjatë”, ka thënë Malouda.
Category: Futboll
0 Komente