Merseyside i takon Evertonit

dardanmiftari | Sunday, October 17, 2010 | 0 Komente

Tim Cahill duke festuar golin e shënuar Evertoni ka mposhtur Liverpoolin në derbin e Merseyside të zhvilluar në Godisson Park, me rezultat 2-0.
Ndeshja filloi mirë për të dyja palët, me Evertonin që e dominonte takimin. Rezultati zhbllokohet kur Coleman gjen të lirë në zonë Tim Cahill (34’), që me një goditje të fuqishme mposhti Reinan për 1-0 dhe epërsinë e parë të Everonit. Pronarët e rinj, John Henry dhe Tom Werner ishin të pranishëm në stadium, për të finalizuar ndoshta shkarkimin e Roy Hodgson... Në fillim të pjesës së dytë vjen dhe goditja e radhës për pronarët e rinj të Liverpoolit, pasi Mikel Arteta shfrytëzoi mirë një gabim të mbrojtjes së Liverpoolit që dështoi të spastronte një goditje nga këndi, për të lansuar më pas një goditje (50’) e cila në vend e la portierin e Liverpoolit, me ç’rast dhe u dyfishua epërsia në 2-0 që doli të ishte rezultat përfundimtar.
Liverpooli që dominoi pjesën e dytë pas golit të dytë, nuk arriti të shënonte gola tjerë. Kjo është humbja e katërt e Liverpoolit këtë sezon, e cila i sheh The Reds në pozitën e 19-të me gjashtë pikë. Evertoni del nga zona e rrezikshme dhe tani gjendet në pozitën e 11-të me nëntë pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...