Messi i bindur se Barca mund ta transferojë Rooneyn
Lionel Messi është i bindur se sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ende ka gjasa të transferohet te Barcelona.
“Do të më pëlqente mundësia të luaj krahas tij. Mendoj se do të ishte një partneritet eksploziv nëse ndonjëherë realizohet. Nëse është e mundshme, jam i sigurt se Barcelona do të ishte e interesuar ta sjellë atë në Spanjë dhe unë do ta mirëprisja. Do ishte një nënshkrim madhështor për klubin”.
“Ai ka qenë një lojtar bazik. Ai është i kompletuar po thuajse në çdo aspekt. Ai është shumë i mirë me topin në këmbë, mund të shënojë me kokë dhe të shënojë shumë gola. Ai po ashtu është shumë i lëvizshëm, që e lejon atë të luajë në pozita të ndryshme në fushë”, ka thënë Messi.
Category: Futboll
0 Komente