Terry lavdëron mbrojtjen e Chelseat

dardanmiftari | Monday, October 25, 2010 | 0 Komente

John Terry ka lavdëruar mbrojtjen e klasit botëror të Chelseat, pasi ata e ruajtën portën e pastër në fitoren kundër Wolves.
Asnjë kundërshtar nuk ka shënuar ndaj Chelseat në tetë ndeshje të Ligës. I fundit që shënoi ishte John Carew për Aston Villan më 27 mars.
“Ne jemi mbrojtur jo vetëm si katërshe e mbrojtjes, por pesëshe e mbrojtjes, pasi Pete i Madh (Peter Cech) ka qenë i jashtëzakonshëm këtë vit. Unë luaj krahas disa prej më të mirëve në botë, me Ashley Cole, Ivanovic ose Alex, dhe kemi parë se edhe Bosingwa është rikthyer po ashtu – në vend të Paulo (Ferreira) i cili ka qenë i jashtëzakonshëm”, ka thënë Terry.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...