Milani pas Lucas Biglia

dardanmiftari | Monday, October 25, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Anderlechtit, Lucas Biglia, raportohet se është duke joshur interesimin e Milanit.
Sipas një varg raportesh nga Italia, gjiganti i Serie A është duke monitoruar nga afër situatën me mesfushorin argjentinas, Lucas Biglia, i cili aktualisht është nën kontratë me kampionin e Belgjikës, Anderlecht.
Rosonerët janë duke synuar të përforcojnë mesfushën në afatin kalimtar të janarit dhe Milani supozohet se e sheh 24-vjeçarin Biglia si një përforcim të përkryer në mesfushë.
Biglia e filloi karrierën e tij profesionale me Argentinos Juniors dhe luajti edhe për Independiente para se të transferohet në Evropë në verën e vitit 2006. Mesfushori dinamik që atëherë është zhvilluar në një lojtar kyç të Anderlechtit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...