Reja: Lazio nuk mendon për Skudeton
Lazio është në pozitën e parë të tabelës së Serie A, por trajneri Edy Reja llogarit se ata nuk kanë shanse për Skudeton.
Klubi nga kryeqyteti italian ka në fillim fantastik të sezonit dhe për momentin mbetet lider në Serie A me katër pikë mbi Interin dhe pesë mbi Milanin, që sot do të luajë si mysafir ndaj Napolit.
“Skudeto është diçka për të cilën nuk mendojmë. Për momentin kemi avantazh dhe jemi një prej gjashtë ekipeve më të mira në ligë. Përparojmë, luajmë me entuziazëm, luftojmë maksimalisht. Nuk mund të thoni se kemi fat, pasi nuk mund të keni fat në tetë ndeshje radhazi”, ka thënë Reja.
Category: Futboll

















0 Komente