Mourinho: Jemi në ndërtim e sipër

dardanmiftari | Monday, October 04, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar pas shkatërrimit bërë ndaj Deportivo La Corunas me rezultat 6-1, se skuadra e tij ka ende punë për të bërë, pasi që është një skuadër që është në ndërtim e sipër.
“Ne nuk jemi ekipi më i mirë në botë vetëm pasi mposhtëm 6-1 Deportivon. Ne jemi në ndërtim e sipër dhe as rezultati e as duartrokitjet e tifozëve nuk më bëjnë të di se puna ka përfunduar këtu. Puna vazhdon. Unë jam shumë i qetë. Ne kemi edhe shumë punë për të bërë. Unë kam besimin e presidentit tim dhe kam besimin e bordit të klubit”, theksoi Mou.
I pyetur se nëse fitorja prej 6-1 ishte mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur kritikëve, Mourinho tha: “Nëse keni dyshime për një trajner që ka fituar atë që kam fituar unë, atëherë ju duhet të sqaroni se çfarë cilësi duhet të ketë një trajner për të punuar në vendin tuaj”.
“Ju duhet të më thuani nëse më duhet të fitoj tre Liga të Kampionëve dhe tre tituj të kampionateve vendore. Unë kam dy Liga të Kampionëve dhe gjashtë tituj në kampionate të ndryshme. A është jo e mjaftueshme për të punuar këtu? Nëse po, mirë. Unë do vazhdoj punën time”, përfundoi ‘I veçanti’.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...