Giggs: Pas pensionimit, menaxher i United

dardanmiftari | Monday, October 04, 2010 | 0 Komente

Legjenda e gjallë e Manchester United, Ryan Giggs, ka thënë se qëllimi i tij është që një ditë të drejtojë klubin nga Old Trafford, por vetëm pas përfundimit të karrierës së tij si futbollist.
“Mendoj se unë do ta përfundoj karrierën time këtu në Old Traffoird. Unë jam në një moshë tani ku shpejtë do të më vie fundi. Nuk mund ta shoh veten në kampionate të dobëta dhe në nivele të ulëta”.
“Nëse vendosni t’i hyni menaxhmentit, për mua poste ultimative do ishin ato të Uellsit dhe të pankinës së Manchester United, për shkak se luajta për kombëtaren time dhe për ekipin të cilin e dua. Këto dy do ishin më të mirat për mua”.
“Nëse kjo do të ndodhte, unë nuk duhet të mendoj se do të isha në gjendje që ta përballoja ndonjërën prej tyre. Kështu që, nëse do t’i hyja menaxhmentit, atëherë do të shkoja diku tjetër për të qenë i suksesshëm dhe më pas do kthehesha këtu”, deklaroi Giggs për The Sun.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...