United ndërpret bisedat për vazhdimin e kontratës së Rooney

dardanmiftari | Monday, October 04, 2010 | 0 Komente

Manchester United i ka ndërprerë përkohësisht bisedimet për kontratën e re me Wayne Rooneyn.
News of the World shkruan se ai ishte pajtuar për marrëveshje pesëvjeçare që para Kupës së Botës, por zbulimi zyrtar për të ardhmen e tij ende nuk është bërë publik.
Rooney-t pritet t’i ofrohet një marrëveshje e vlefshme 150 mijë funte në javë dhe United thotë se nuk ka problem nga asnjëra palë, pavarësisht se Rooney është në 18 muajt e fundit të kontratës aktuale, e cila i sjell atij 90 mijë funte në javë.
Shtyrja e vazhdimit të kontratës mund të japë alarm në mesin e klubeve të interesuara për të, përfshirë këtu dy gjigantët spanjoll, Barcelonën dhe Real Madridin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...