9-0
Celticu e ka djegur, copëtuar, shkatërruar, demoluar, deklasuar, apo çfarëdo qoftë tjetër skuadrën Aberdeen, e cila nuk pa dritë të bardhë në Celtic Park.
Sulmuesit Anthony Stokes dhe Gary Hooper shënuan hettrik në këtë sfidë, në një ndeshje e cila përfundoi me nëntë gola të shënuar nga të gjelbrit dhe asnjë nga mysafirët, pra 9-0.
Kjo fitore e lartë e Celticut vjen vetëm një javë pasi skuadra holandeze, PSV shënoi një fitore prej 10-0 ndaj Feyenordit në derbin holandez.
Category: Futboll
0 Komente