Eto’o nxjerr Interin nga humnera
Interi ishte fare pranë humbjes së dytë këtë sezon në Serie A dhe atë në shtëpi ndaj skuadrës së promovuar Brescia, në ndeshjen e zhvilluar në Giuseppe Meazza, e që përfundoi me rezultat 1-1.
Ndeshja e cila ishte destinuar për një rikthim të fuqishëm të Interit pas humbjes katastrofale ndaj Tottenhamit në mesjavë, doli të ishte e kundërta, pasi që pos barazimit turpërues ndaj Brescias, arallës së lëndimeve Nerazzure tani iu bashkuan mbrojësit Maicon dhe Samuel.
Pas një topi të gjatë nga Simone Dallamano, është Andrea Caracciolo ai që arrin ta shmangë mbrojtësin Samuel me anë të kontrollit të mirë të topit, që rezultoi në golin e epërsisë për mysafirët nga Brescia (14’).
Interi dominoi në vazhdim të takimit, me një Eto’o që u tregua fantastik, por me një Sneijder që u desh të zëvëndësohej në fillim të pjesës së dytë falë formës së dobët të treguar.
Pas kombinimeve në zonë me Pandev, është Eto’o ai që rrëzohet në zonë nga Berardi, për të nxjerrë kështu një penalti për kaltër e zinjtë. Eto’o bukur ekzekutoi nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin në 1-1, i cili doli të ishte dhe epilogu përfundimtar.
Ende pa u luajtur mirë java e dhjetë, Interi ka 19 pikë në tabelë dhe mbetet në pozitën e dytë, ende pa zhvilluar Lazio dhe Milan ndeshjet e tyre respektive të dielën.
Category: Futboll
0 Komente