Alban Bunjaku, hettrik për Arsenalin
Mesfushori kosovar i të rinjve të Arsenalit, Alban Bunjaku, ia ka treguar vendin skuadrës Ipswich Town në kampionatin U-18, për t’ia dhuruar akademisë së Arsenalit fitoren e dytë në dy ndeshje.
Mesfushori ofensiv zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të, para se ta dyfishonte rezultatin për vetëm 60 sekonda.
Bunjaku e kompletoi hettrikun e tij tetë minuta pa përfunduar pjesa e parë, para se një gol i nderit i Caolan Laveryt ta vuloste rezultatin përfundimtar 3-1 për Arsenalin.
Ishte kjo një paraqitje fantastike e kosovarit, i cili realizoi tri gola brenda 23 minutave në pjesën e parë.
Category: Futboll
0 Komente