Allegri: Duhet ta mposhtim Palermon

dardanmiftari | Tuesday, November 09, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimilano Allegri, ka thënë se ekipi i tij duhet të mposhtë Palermon për t’u përgatitur sa më mirë për superderbin e fundjavës ndaj Interit.
“Kur ndeshjet bëhen të lehta, ne kemi tendencë për t’u relaksuar dhe kjo u lejon ekipeve që të kthehen përsëri në ndeshje. Mendoj se po krijojmë shumë, por ne duhet t’i shfrytëzojmë rastet e pastra. Të dielën Barit i dhamë shumë raste, përderisa ndeshja është dashur të përfundojë me rezultat 3-2”.
“Tani ne do të vlerësojmë gjendjen e secilit, pasi që po vijmë pas tri ndeshjeve të rëndësishme, ndërsa një tjetër e kemi të mërkurën ndaj Palermos. Ne mund t’i ndryshojmë lojtarët, por jo mënyrën e lojës. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne sa i përket kampionatit, para derbit ndaj Interit të dielën”, deklaroi Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...