Allegri përkujton Interin: Ne jemi liderët!

dardanmiftari | Friday, November 12, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ia ka tërhequr vërejtjen Interit para derbit të së dielës, duke thënë se Rossonerët janë në maje të tabelës.
“Ne duhet të hymë në fushë duke kujtuar se jemi tri pikë më përpara se Interi. Unë e di se është derbi. Unë e di se kjo është ndeshja më e rëndësishme në Itali, por gjithashtu di se Milani është mentalisht i gatshëm për t’u përballur me këtë”.
“Nuk është se jemi dobësuar pas humbjes nga Juventusi. Nuk është se jemi bërë fenomenalë pasi mposhtëm Barin dhe Palermon”, deklaroi Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...