Alves do të vazhdojë kontratën pas fitores ndaj Realit

dardanmiftari | Tuesday, November 30, 2010 | 0 Komente

Daniel Alves dëshiron të jetë pjesë e këtij ekipi ‘të fuqishëm’ të Barcelonës dhe do ta vazhdojë kontratën, pasi ndihmoi Blaugranët të shkatërrojnë Real Madridin në derbin El Clasico të zhvilluar në Camp Nou.
Blaugranët mbrëmë arritën të shkatërrojnë Real Madridin me rezultat 5-0 në derbin El Clasico të zhvilluar në Camp Nou, dhe Alves dëshiron që të vazhdojë të jetë pjesë e ndeshjeve të tilla.
“Do të doja të vazhdoj të shfaq këto lloj paraqitjesh me Barcelonën. Kam kontratë me klubin deri në vitin 2012 dhe nëse i Plotfuqishmi dëshiron, do ta rinovoj atë. Është në interesin tim më të mirë”, ka thënë Alves për Marca pas fitores në Camp Nou.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...