Villa i ngazëllyer me dygolëshin kundër Realit

dardanmiftari | Tuesday, November 30, 2010 | 0 Komente

David Villa është i ngazëllyer që ka shënuar dy gola për Barcelonën në fitoren bindëse ndaj Real Madridit, mbrëmjen e kaluar.
Reali u deklasua në derbin e sezonit në kampionatin spanjoll, El Clasico, të zhvilluar në Camp Nou, ku Villa shënoi dy gola, ndërsa nga një shënuan Xavi, Pedro Rodriguez dhe zëvendësuesi Jeffren.
“Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Ne kërkuam fitoren dhe e gjetëm. Dhe nga rezultati dhe mënyra se si e arritëm, nuk mund të kërkoni më shumë”, ka thënë Villa, i cili luajti Clasicon e parë në karrierë e tij, pasi u transferua te Barca vetëm gjatë verës nga Valencia.f

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...